
PRISHTINË- Në një kafene në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, stafi ka hequr dorë nga kontrolli i monedhave "2 euroshe" që njerëzit përdorin për të paguar. Kjo pasi një përqindje kaq e lartë janë false dhe janë të bëra aq mirë sa janë të pamundura që të dallohen.
“Në fillim të gjithë ishin të shqetësuar dhe kontrollonin nëse monedhat 2 euro ishin false apo jo,”- tregon kamarieri. Ai dhe kolegët e tij i mbanin monedhat pranë dritës për t'i ekzaminuar ose i hidhnin në një tavolinë për të parë se si tingëllonin.
"Tani ne nuk kontrollojmë më... mund të marrim para false ose mund të japim para false. Është njësoj."
Numri i monedhave false 2 euro në qarkullim ka shënuar një rritje masive këtë vit. Kosova dhe Mali i Zi fqinjë nuk janë pjesë e Eurozonës por megjithatë përdorin euron si monedhë të tyre.
Në laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë së Prishtinës, stafi ekzaminoi më shumë se 30,000 monedha të falsifikuara 2 euro në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 4,451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
"Cilësia varion nga shumë e dobët në shumë e mirë,"-tha Vjollca Mavriqi, eksperte për paratë e falsifikuara në laborator.
“Më parë, monedhat false nuk ishin magnetike dhe tani janë, më parë kishin probleme me peshën, por tani përputhen me ato origjinale”.
NDIQNI REPORTAZHIN: