Bota

Përplasja në Kosovë, Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë

Oliver Varhelyi ka kërkuar nëj hetim të plotë të ngjarjes. 

k.m.
Përplasja në Kosovë, Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos. Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi ka kërkuar nëj hetim të plotë të ngjarjes. 

“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë,”- ka shkruar Varhelyi.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 2 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB