
KOSOVË- Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar. Përplasja me armë zjarri ende vazhdon. Por mediat e Kosovës kanë nxjerrë foton e të vrarit të parë nga Policia e Kosovës. Deri më tani pretendohen (duke u bazuar në uniformën që mban veshur) se është pjesë e repartit "Kobra" të Serbisë. I njëjti që disa javë më parë mori peng 3 efektivë të Policisë së Kosovës.

Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 2 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai