
ITALI- Një zbulim i ri duket se e afron më shumë zgjidhjen e enigmës në lidhje me vendvarrimin e Princit Vlad Tepes të Vllahisë, i njohur gjërësisht si Konti Drakula. Sipas medias italiane "Il Mattino", ka dyshime se Konti Drakula është varrosur në qendrën historike të Napolit.
Deshifrimi i një mbishkrimi në gurin e një varrit duket se konfirmon versionin se eshtrat e "famëkeqit" ndodhen në kompleksin e manastirit të "Santa Maria la Nova". Hipoteza se Drakula është varrosur në Napoli u formulua për herë të parë në vitin 2014 nga studiues italianë, me mbështetjen e akademikëve nga Talini i Estonisë.
Ekspertët u mbështetën në elementë specifikë dekorativë të varrit, siç është dragoi dhe simbolet me origjinë egjiptiane. Sipas të njëjtës teori, Vladi nuk u vra në betejë, por u kap nga osmanët dhe më pas u lirua nga vajza e tij, Maria Balsa, e cila ishte adoptuar tashmë nga një familje fisnike në Napoli për t'i shpëtuar persekutimit.
Thuhet se Maria Balsa e çoi Vladin në Itali dhe, pas vdekjes së tij, e varrosi në varrin e vjehrrit të saj, Matteo Ferrillo, në Kapelën Turbolo të Santa Maria la Nova. Mbishkrimi, që vlerësohet se daton rreth shekullit të 16-të.
Legjenda e Drakulës u bë e famshme botërisht nëpërmjet romanit klasik të autorit irlandez Bram Stoker në vitin 1897 , i cili u adaptua edhe në film në vitin 1992 me aktorët kryesorë Gary Oldman, ëinona Ryder, Anthony Hopkins dhe Keanu Reeves. Kont Drakula i vërtetë quhej Vlad III Tepes (Vlad i III-të, i njohur edhe si Vlad Drakul ose Vlad Tepes). Ai ishte një princ dhe luftëtar valakian (nga zona që sot është pjesë e Rumunisë) në shekullin e 15-të. Vlad Tepes ishte i njohur për mënyrën e tij të egër dhe mizore të sundimit. Ai u njoh si një mbrojtës i fortë i vendit të tij kundër Perandorisë Osmane./ZËRI