Bota

Konstituohet Kuvendi i RMV-së, Afrim Gashi në krye të tij

Seanca e parë u drejtua nga ligjvënësja Merita Koxhaxhiku e koalicionit ‘Vlen’ si deputetja më e vjetër në moshë.

E.K
Konstituohet Kuvendi i RMV-së, Afrim Gashi në krye të tij
Afrim Gashi

SHKUP- Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Nga gjithsej 82 deputetë të pranishëm, 76 votuan “pro”, 6 ishin “kundër”, ndërsa asnjë nuk abstenoi. Kuvendi i RMV-së u mblodh më herët gjatë kësaj të marte ku u konstitua pas zgjedhjeve të reja. Seanca e parë u drejtua nga ligjvënësja Merita Koxhaxhiku e koalicionit ‘Vlen’ si deputetja më e vjetër në moshë.

Gashi u zgjodh në krye të Kuvendi, pas një marrëveshje mes partisë fituese në zgjedhje VMRO-DPMNE dhe koalicionit Vlen. Gashi dha dorëheqjen nga kreu i partisë Alternativa, pasi kryetari i parlamentit nuk mund të jetë edhe kryetar i një partie politike. Pas zgjedhjes si Kryeparlamentar, Gashi shkruan në rrjetet sociale se do vazhdojë të përmbushë detyrimet e zotuara, ndërsa falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai ne Facebook pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit.

Parlamenti, pas një dikutimi të shkurtër bëri verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, hoqi dorë nga mandati i deputetit për të vazhduar detyrën e kryetarit të Komunës së Tetovës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të njoftojë tani parlamentin se kush nga koalicioni Vlen do të të marrë mandatin e deputetit në vend të tij.

Bashkimi Demokratik për Integrim pas mbi 20 vjetësh në pushtet kalon në opozitë. BDI vazhdon të pretendojë se si partia që ka siguruar shumicën e votave të shqiptareve, duhet të ishte ajo pjesë e kioalicionit qëeverisës. Ndërkohë, Lidhjen Social Demokrate, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të para tre javëve, e presin sfida të reja. Ajo pritet të ketë një kryetar të ri pas dorëhejes së zotit Dimitar Kovaçevski./ZËRI

Poll

MOS HUMB