
HAGË- Në deklaratat e tyre gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte iu referuan konfliktit midis Izraelit dhe Iranit me... metafora. Një shpjegim që nuk kishte ndodhur kurrë, të paktën deri më tani.
Presidenti amerikan i krahasoi dy vendet me "dy fëmijë në oborrin e një shkolle" dhe nisi të përshkruante sesi kishte nisur edhe konflikti mes tyre: Ata po luftojnë egërsisht, nuk mund t'i ndalosh. Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta. Pastaj është më e lehtë t'i ndash.
Mark Rutte, duke iu referuar komentit të Trump dhe një deklarate të mëparshme publike në të cilën ai përdori gjuhë të ashpër, shtoi: Dhe pastaj, babi (daddy) ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t'i ndaluar.
Trump u përgjigj: Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër - ndonjëherë duhet të thuash një fjalë specifike.
Pra, kjo është mënyra sesi Trump e sheh konfliktin si palë e tretë./ZËRI