Bota

Marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes/ Rutte: Merita i takon Trumpit, Putin i pakënaqur

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas samitit të NATO-s në Hagë, Rutte u shpreh se marrëveshja është ambicioze, por e nevojshme

F.I
Marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes/ Rutte: Merita i takon Trumpit,
Mark Rutte

HAGË-Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ka përshëndetur marrëveshjen e arritur gjatë samitit për të arritur një objektiv më të lartë shpenzimesh për mbrojtjen prej 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas samitit të NATO-s në Hagë, Rutte u shpreh se marrëveshja është ambicioze, por e nevojshme, duke shtuar se kjo do të çonte në një "kërcim të madh" në mbrojtjen kolektive.

"Vendimet e marra sot do ta bëjnë NATO-n shumë më të fortë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, meriton “kreditim të plotë” për bindjen e anëtarëve të NATO-s që të bien dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre ”, tha Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte. 

Sekretari i Përgjithshëm, deklaroi gjithashtu se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mund të jetë i kënaqur me rezultatin e samitit.

"Putin nuk mund dhe nuk duhet të jetë shumë i kënaqur me rezultatin e samitit. Ai është një kërcënim si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë,"- u shpreh Rutte.

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin investimet në mbrojtje dhe siguri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035, sipas deklaratës përfundimtare të samitit të mbajtur në Hagë. 

Shtetet anëtare do të dorëzojnë “plane vjetore” që do të përshkruajnë një rrugë të besueshme dhe graduale drejt arritjes së këtij objektivi, ndërsa një vlerësim gjithëpërfshirës i progresit do të bëhet në vitin 2029. Në deklaratë nënvizohet gjithashtu angazhimi i palëkundur i 32 vendeve anëtare ndaj mbrojtjes kolektive, siç është përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, ku thuhet se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Një nga pikat kyçe të dokumentit është mbështetja e mëtejshme për Ukrainën, duke theksuar se “siguria e saj kontribuon në sigurinë tonë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB