Bota

Komediani Dave Chappelle kritikon DJ Khaled: Pse hesht për luftën në Gaza?

Kur dikush nga publiku thirri emrin e DJ Khaled, Chappelle vuri në dyshim heshtjen e tij ndaj shkatërrimit dhe urisë së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

k.m.
Komediani Dave Chappelle kritikon DJ Khaled: Pse hesht për luftën
DJ Khaled dhe Dave Chappelle

SHBA- Dave Chappelle kritikoi muzikantin palestinezo-amerikan "DJ Khaled" për heshtjen ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Komediani amerikan, teksa po performonte në "Etihad Arena" në Abu Dhabi, u "provokua" nga një spektator nga publiku. Kur dikush nga publiku thirri emrin e DJ Khaled, Chappelle vuri në dyshim heshtjen e tij ndaj shkatërrimit dhe urisë së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

"DJ Khaled, më lejo të të them diçka. Për një palestinez, ky njeri është tmerrësisht i qetë. Dhe si palestinez, si mund të jesh kaq i qetë tani? Dhe pse je kaq i shëndoshë? Njerëzit po vdesin urie. Ai është i vetmi palestinez i shëndoshë në Tokë tani,"- bëri shaka Chappelle.

DJ Khaled është kritikuar shumë nga aktivistët dhe përdoruesit e mediave sociale për heshtjen e tij lidhur me "gjenocidin" kundër palestinezëve në Gaza, megjithëse në të shkuarën ai tregonte me krenari që ishte palestinez. Disa personazhe të famshëm dhe muzikantë të shquar kanë folur për luftën në Gaza, përfshirë aktorin Mark Ruffalo, këngëtarin Kehlani, reperin Macklemore dhe të tjerë që kanë përdorur platformën e tyre për të dënuar krizën humanitare që po zhvillohet në Gaza dhe për t'u bërë thirrje udhëheqësve botërorë për një armëpushim.

Chappelle gjithashtu ka qenë i hapur për vuajtjet e palestinezëve që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Vitin e kaluar, gjatë shfaqjes së tij në Abu Dhabi, ai i përshkroi veprimet e Izraelit në Gaza si "gjenocid", deklaratë që u prit me brohoritje nga publiku./ZËRI

Poll

MOS HUMB