
GAZA – Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës.
Ushtarët e Izraelit kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit të Gazës dhe kanë shkrepur foto nga godina.
Ndërtesa e Këshillit Legjislativ Palestinez u ka shërbyer vetëm ligjvënësve të Hamasit, që nga marrja nën kontroll e Rripit të Gazës nga grupi militant në vitin 2007.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se Hamasi tashmë e ka humbur kontrollin mbi Gazën.
בניין המועצה המחוקקת (הפרלמנט) בלב העיר עזה: עד ה-7 באוקטובר - סמל מרכזי לשליטת חמאס במערכת הפלסטינית, והתמונה היום - לאחר שהאתר נכבש ע"י לוחמי גולני. ההשתלטות על המבנה מהווה הסמל הבולט ביותר עד כה לערעור ממשל חמאס ברצועה. pic.twitter.com/To1qfByiwL
— מיכאל Michael Milshtein/ميخائيل ميلشطاين (@michael_mils) November 13, 2023
Ai u shpreh se grupi militant palestinez vazhdon të marrë goditje nga ana e ushtrisë izraelite.
“Hamasi ka humbur kontrollin mbi Rripin e Gazës. Trupat izraelite vazhdojnë ende në terren që të godasin anëtarët e grupit terrorist.
Hamasi nuk ka forcë të ndalojë dot ushtrinë e Izraelit, kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë. Ushtria izraelite është dominuese kudo. Terroristët po ikin në jug. Civilët janë duke plaçkitur bazat e Hamasit. Ata nuk kanë më besim tek qeveria e tyre, te Hamasi”, tha Gallant, pas vlerësimit të situatës në terren.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite u përgjigj menjëherë, teksa tashmë ndodhet në Gaza. Më tepër se 12500 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/