Bota

Kishin 3 vite pa folur! Bisedë dy-orëshe midis Macron dhe Putin

Siç u njoftua nga Pallati Elize, presidenti francez bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t'i dhënë fund konfliktit.

k.m.
Kishin 3 vite pa folur! Bisedë dy-orëshe midis Macron dhe Putin
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike dy-orëshe me homologun e tij rus Vladimir Putin. Siç u njoftua nga Pallati Elize, presidenti francez bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t'i dhënë fund konfliktit.

Sipas presidencës franceze, ky ishte komunikimi i parë midis dy udhëheqësve që nga shtatori i vitit 2022, dhe diskutimi i tyre përfshinte edhe çështjen e Iranit. Macron theksoi nevojën që Irani të përmbushte detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe, në veçanti, të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Të dy udhëheqësit ranë dakord të koordinojnë veprimet e tyre dhe të kthehen së shpejti me bisedime të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB