Bota

‘Kërcënon’ avokati i Sanduloviç: Nëse nuk lirohet sot, gjërat shkojnë në tjetër nivel

Avokati Çedomir Stojkoviç tha se autoritetet serbe duhet ta lirojnë Nikola Sanduloviçin këtë pasdite.

D.XH
‘Kërcënon’ avokati i Sanduloviç: Nëse nuk
Nikola Sandulovic

BEOGRAD – Avokati i politikanit serb, Nikola Sanduloviç, që u torturua nga BIA serbe pasi kishte nderuar familjen Jashari në Prekaz, ka bërë një paralajmërim të fortë për autoritetet e Serbisë. Ai ka paralajmëruar se do të marrë masa, nëse klienti i tij nuk lirohet ditën e sotme.

Nëse politikani Nikola Sanduloviç nuk lirohet sot pasdite, gjërat do të shkojnë në një tjetër nivel”, ka shkruar Çedomir Stojkoviç, avokat i Sanduloviç. “Sanduloviç ndodhet në paraburgim, vetëm pse ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Ky është një vendim vandal i marrë nga gjykatat në Serbi. Nëse ai nuk lirohet këtë pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një tjetër nivel”, paralajmëroi Stojkoviç.

Nikola Sanduloviç është i vetmi politikan serb, që ka nderuar varret e familjes Jashari në Prekaz. Një ditë pasi ai kujtoi se ka nderuar familjen Jashari, u torturua nga BIA serbe, ndërsa tashmë ndodhet në burg./ZËRI/

Poll

MOS HUMB