Bota

Katari arrin dakordësinë për lirimin e pengjeve, në Gaza mbërrijnë komando amerikanë

Gati 90 palestinezë të plagosur dhe afro 450 persona me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj u larguan nga Gaza këtë mëngjes për në Egjipt nëpërmjet vendkalimit Rafah.

B.S
Katari arrin dakordësinë për lirimin e pengjeve, në Gaza
Gaza

Katari ka arritur një marrëveshje me Egjiptin, Izraelin dhe Hamasin, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, për lirimin nga Rripi i Gazës, nëpërmjet kalimit Rafah në Egjipt, të një numri të paspecifikuar pengjesh me shtetësi të dyfishtë dhe të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është raportuar nga mediat pan-arabe, duke cituar burime pranë negociatave në vazhdim mes palëve.

Gati 90 palestinezë të plagosur dhe afro 450 persona me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj u larguan nga Gaza këtë mëngjes për në Egjipt nëpërmjet vendkalimit Rafah.

Gjithashtu mësohet se dhjetëra komando amerikane kanë mbërritur në Izrael ditët e fundit për të ndihmuar në operacionet e çlirimit të 240 pengjeve të kapur nga Hamasi dhe të mbajtur në Gaza. Këtë e ka raportuar mbrëmë televizioni publik Kan, duke cituar burime në Pentagon. Transmetuesi shtoi se FBI, Departamenti i Shtetit dhe ekspertët amerikanë në negociatat e pengjeve ishin në kontakt me homologët e tyre izraelitë për të ofruar këshilla. Zëri.ai

Poll

MOS HUMB