Bota

Senati Amerikan konfirmon Jack Lew si ambasador të SHBA-së në Izrael

Lew u emërua në detyrë pavarësisht kundërshtimit nga senatorët republikanë. Kjo pasi Lew ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore të Iranit gjatë administrates Obama.

E.K
Senati Amerikan konfirmon Jack Lew si ambasador të SHBA-së në
Jack Lew

SHBA- Senati konfirmoi këtë të martë Jack Lew si ambasador i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael. Ky emërim vjen në një moment kritik pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Lew u emërua në detyrë pavarësisht kundërshtimit nga senatorët republikanë. Kjo pasi Lew ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore të Iranit gjatë administrates Obama.

Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pa një ambasador të konfirmuar për Izraelin që nga kjo verë, kur Thomas Nides u largua nga detyra. Lew u emërua nga Biden në shtator. Një muaj pas emërimit, Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit dhe Izraeli më pas shpalli luftë. 

Përpara se të shërbente si sekretar i thesarit gjatë mandatit të dytë të Obamës, Lew shërbeu si shef i kabinetit të Obamës. Ai gjithashtu ka shërbyer më parë si drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në administratat Obama dhe Clinton.

Një hebre ortodoks, Lew ka lidhje të gjata me komunitetin hebre amerikan. Ai gjithashtu ka mbështetur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB