ITALI- Performanca e John Travolta-s në Sanremo tani i kushton Rait një gjobë të madhe. Më konkretisht, këpucët e veshura nga John Travolta gjatë edicionit të 74-të të Sanremos me logon e dukshme i kushtuan televizionit italian një prej prej 206 mijë eurosh. Gjoba, sipas mediave italiane, u vendos për reklamë të fshehur.
Aktori kishte veshur këpucë, të cilat gjatë mbrëmjes së dytë të Festivalit i mbante veshur edhe presidenti i asaj kompanie, Franco Uzzeni (“U” i markës U-poëer), i cili ishte ulur në rreshtin e parë të festivalit. Kjo reklamë nuk ishte e deklaruar, aq më pak fakti se pjesëmarrja në Sanremo ishte rezultat i një marrëveshjeje midis Rai dhe aktorit.
Pas performancës së Travoltës në festivalin italian, Codacons paraqiti një ankesë me Agcom dhe Antitrust duke u kërkuar atyre të hapnin një hetim zyrtar për këpucët e aktorit. Hetimi solli edhe gjobën ndaj Rait nga Agcom./ZËRI