
UASHINGTON- Donald Trump deklaroi se arsyeja pse Biden u tërhoq nga gara presidenciale është sepse u detyrua nga Pelosi, Obama dhe të tjerët. Roli i prapaskenave që dyshohet se luajtën ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, në tërheqjen e demokratit Joe Biden, është komentuar gjerësisht në shtypin amerikan prej ditësh.
“Po i shikoja në TV, ata ishin shumë të sjellshëm, duke thënë: “Oh po, ne e duam Joe, ne e duam Joe", por në sfond, e di shumë mirë që ata ishin arsyeja pse ai u tërhoq. Ata u përpoqën të bënin një grusht shteti", tha Trump, duke iu referuar asaj që po ndodh në Partinë Demokratike.
Vendimi i Biden erdhi pas javësh të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë si dhe pas një debati ku Biden u shfaq i lëkundur përballë republikanit Donald Trump në fund të qershorit./ZËRI