Bota

Jeta e Elon Musk...tashmë dhe në një film

Sipas revistës Variety, A24 triumfoi në ‘’luftën’’ e ofertave për të marrë biografinë, e cila u botua në shtator. 

E.K
Jeta e Elon Musk...tashmë dhe në një film
Elon Musk

SHBA- Biografia e multimiliarderit Elon Musk, shumë shpejt do të shfaqet në një film. Të drejtën e prodhimit të filmit do ta ketë kompania A24. Sipas revistës Variety, A24 triumfoi në ‘’luftën’’ e ofertave për të marrë biografinë, e cila u botua në shtator. 

Libri mori komente veçanërisht kritike, me British Guardian që e përshkroi atë si "të mërzitshëm dhe pa njohuri". Autori është ish-kryetar dhe CEO i CNN dhe autor i një sërë biografish, duke përfshirë ato të Henry Kissinger, Franklin dhe Ajnshtajn. 

Biografia për Steve Jobs u bë bestseller dhe u transferua në vitin 2015 në ekranin e madh, me Michael Fassbender dhe Kate Winslet, shkruar nga Aaron Sorkin dhe me regji të Danny Boyle.

Elon Musk ka lindur dhe është rritur në Afrikën e Jugut. Sipas biografit të tij ai ka vuajtur është dhunuar psikolohgjikisht nga babi i tij. Miliarderi është CEO i Space X, drejtuesi I X, ndërsa është CEO i prodhuesit të makinave Tesla. Sot, ai kryeson listën e miliarderëve të Forbes me një vlerë neto prej 223.8 miliardë dollarë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB