Bota

Alarmi i shkencëtarëve: Pandemia e radhës, sëmundja më vdekjeprurëse

Sëmundja e re besohet të jetë e lidhur me paramiksoviruset, një familje virusesh që përfshin patogjenë të njohur si fruthi, shytat dhe infeksionet e traktit respirator.

k.m.
Alarmi i shkencëtarëve: Pandemia e radhës, sëmundja më
foto ilustruese

SHBA- Shkencëtarët paralajmërojnë se pandemia e radhës e konsideruar "E madhja" mund të jetë sëmundja më ngjitëse dhe më vdekjeprurëse që ka njohur njerëzimi. Ky variant ka një shkallë vdekshmërie deri në 75 përqind krahasuar me Covid-in, që është shumë nën një përqind, shkruan Dailymail.

Sëmundja e re besohet të jetë e lidhur me paramiksoviruset, një familje virusesh që përfshin patogjenë të njohur si fruthi, shytat dhe infeksionet e traktit respirator. Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Angli ka shtuar së fundmi këtë familje virusesh në listën e patogjenëve pandemikë për ta monitoruar nga afër. Virusi Nipah shquhet për aftësinë e tij për të infektuar qelizat me receptorë që rregullojnë atë që hyn ose del nga qelizat që rrethojnë sistemin nervor qendror dhe organet jetësore.

Alarmi i shkencëtarëve: Pandemia e radhës, sëmundja më
paramiksoviruset

Sipas shkencëtarëve frika është se një paramiksovirus mund të shfaqet me ngjitshmërinë e fruthit dhe vdekshmërinë e Nipahut, duke paraqitur një kërcënim të frikshëm dhe potencialisht shkatërrues.

Poll

MOS HUMB