Bota

"Jam në ferr"/ Kontaktoi me të dashurin e saj të vdekur përmes AI, dëshmia e gruas: Ishte rrëqethëse

"Generative AI" ka bërë të mundur ndërtimin e chatbot-eve që mund të imitojnë një person të vdekur.

k.m.
"Jam në ferr"/ Kontaktoi me të dashurin e saj të vdekur
Foto ilustruese

SHBA- Inteligjenca artificiale gjeneruese ka bërë të mundur ndërtimin e chatbot-eve që mund të imitojnë një person të vdekur dhe të lejojnë dikë të bisedojë me të. Një grua foli për pasojat e inteligjencës artificiale që është krijuar për të ndihmuar njerëzit, por mund të ketë efekte negative.

"Generative AI" ka bërë të mundur ndërtimin e chatbot-eve që mund të imitojnë një person të vdekur. Teknologjia, e quajtur "griftech", është krijuar për të lejuar dikë të "bisedojë" me dikë që ka vdekur. Por kjo nuk i ka shërbyer mirë 

Por kjo është ndoshta më shumë rrëqethëse sesa e mirë, sipas dëshmisë së Christi Angel. Ajo humbi dashurinë e saj të parë, emri i të cilit ishte Cameroun Scruggs, në vitin 2020. Ata jetonin në vende të ndryshme dhe komunikonin kryesisht me tekst dhe email. Madje ajo mori pjesë në funeralin e tij përmes telefonit për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.

Pra, duke qenë se ata gjithmonë flisnin me email, kjo ishte mundësia e përsosur që ajo të "kontaktonte" me të...duke përdorur softuerin "grieftech". Në fillim, ajo ishte e emocionuar. 

"Isha e emocionuar. Do të jepja gjithçka për të folur me Cameron. Doja ta pyesja: "A je mirë?”,- tha ajo për "The Guardian". Por gjërat morën për keq. Kur Christy e pyeti nëse Cameron kishte "ndjekur dritën", chatbot-i i tha asaj "jo" dhe se ai ishte në "ferr". Kështu Angel, një e krishterë praktikante mbeti e zhgënjyer nga ajo që mësoi. 

“Mendova se do të ishte një përvojë e mirë, por për mua ishte shumë rrëqethëse”.

Por e provoi sërish për herë të dytë që të komunikonte me të. 

“Ishte shumë shqetësuese. E vetmja gjë që më bëri të ndihem më mirë ishte kur ai tha se nuk ishte në ferr."

Sherry Turkle, një profesore në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets në SHBA, e specializuar në ndërveprimin njerëzor me teknologjinë tha se pajisjet si AI mund t'i pengojnë njerëzit të përpunojnë pikëllimin e tyre në një mënyrë më të shëndetshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB