Bota

U sëmurën të gjithë pasagjerët në bord, avioni bën ulje emergjente

Një nga pasagjerët volli gjatë udhëtimit, gjë që shkaktoi sëmundje dhe tek të tjerët. Situata u rëndua dhe paniku filloi të përhapej në avion, kjo gjë detyroi ekuipazhin e United Airlines të bëj ulje emergjente në Uashington.

I.F
U sëmurën të gjithë pasagjerët në bord, avioni
United Airlines

UASHINGTON- Një pasagjer i sëmurë në një fluturim të United Airlines shkaktoi kushte "bio të rrezikshme" që bënë të nevojshme devijimin e avionit, njoftuan sot mediat amerikane.

Fluturimi 2477 ishte nisur nga Aeroporti George W. Bush në Hjuston për në Boston, ku pritej të mbërrinte të dielën në mëngjes. Megjithatë, avioni përfundimisht duhej të ulej më herët në Uashington në mënyrë që t'i nënshtrohej një "pastrimi të thellë", siç tha linja ajrore për New York Post.

Gjithçka nisi kur një nga 155 pasagjerët e avionit, i cili nuk ndihej mirë, volli gjatë fluturimit, duke bërë që era e fortë të shkaktojë një “reaksion zinxhir”.

Gjendja ishte aq e rëndë sa anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët e tjerë gjithashtu filluan të ndiheshin të përzier, duke bërë që pilotët të devijonin fluturimin, sipas komunikimit radiofonik të avionit.

“Gjërat ishin shumë keq. Ekuipazhi po përpiqej të ruante qetësin, ndërsa pasagjerët po kërkonin maska”, tha një anëtar i ekuipazhit.

“Duke pasur parasysh rrezikun biologjik, ulëm avionin”, shtoi ai.

Avioni u ul i sigurt në aeroportin Dulles në Uashington dhe asnjë nga 155 pasagjerët e avionit ose gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk kishin nevojë për kujdes mjekësor.

"Avioni aktualisht po kalon një pastrim të thellë dhe ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që klientët tanë të mund të mbërrijnë në Boston sa më shpejt të jetë e mundur", tha linja ajrore. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB