Bota

"Jam gati të sakrifikohem"/ "Ngjallet" bashkëpunëtori i ngushtë i Khameneit, para 1 jave u raportua i vdekur

Sipas burimit mediatik, Shamkhani pavarësisht se javën e kaluar u raportua se kishte mbetur i vrarë në sulmin e zhvilluar nga Izraeli. 

k.m.
"Jam gati të sakrifikohem"/ "Ngjallet"
Ali Shamkhani

IRAN- Media shtetërore iraniane pretendon se Ali Shamkhani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është gjallë dhe ndodhet në spital! Sipas burimit mediatik, Shamkhani pavarësisht se javën e kaluar u raportua se kishte mbetur i vrarë në sulmin e zhvilluar nga Izraeli. 

Disa agjenci lajmesh publikuan një deklaratë që i atribuohej Shamkhanit. 

"Jam gjallë dhe gati të sakrifikoj veten,"-pretendohet se ka thënë ai nga spitali, ndërsa shtojnë se aktualisht ai është ende në spital dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Javën e kaluar, të njëjtat agjenci raportuan se ai u vra në valën e parë të sulmeve ajrore izraelite më 13 qershor. Por mesa duket ka qenë një lajm i rremë.

Ali Shamkhani shërbeu si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2023. Ai është anëtar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Iranit dhe këshilltar politik i Udhëheqësit Suprem të Iranit që nga viti 2023. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretenduan se e kishin vrarë Shamkhanin me një sulm ajror më 13 qershor 2025, gjatë fillimit të luftës Iran-Izrael, por nga mediat vendase pretendohet e kundëta. Në vitin 2025, Shamkhani mori përsipër rolin e mbikqyrësit të negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për armët bërthamore./ZËRI

Poll

MOS HUMB