Bota

Izraeli publikon video: Kemi zbuluar depozitë armësh të Hamasit

Izraeli ka publikuar disa video, teksa pretendon se ka zbuluar monicion luftarak të Hamasit.

D.XH
Izraeli publikon video: Kemi zbuluar depozitë armësh të Hamasit
Izraeli

GAZA- Pothuajse dy muaj pas fillimit të luftës Izrael-Hamas, ushtria izraelite njoftoi sot se kishte zbuluar pranë ndërtesave të banimit, një nga depot më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës, që përmbante kryesisht raketa, raketahedhës dhe drone.

"Një nga depot më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës u zbulua pranë një klinike dhe një shkolle në pjesën veriore të territorit palestinez nga një njësi ushtarake”, tha në një deklaratë ushtria izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, magazina përmban qindra raketa antitank RPG dhe municionet e tyre, dhjetëra raketa antitank, dhjetëra pajisje shpërthyese, raketa me rreze të gjatë që synonin të arrinin në Izraelin qendror, dhjetëra granata dhe dronë.

“Ushtarët i konfiskuan armët. Disa u çaktivuzuan në vend, të tjerët u dërguan për hetim”, tha ushtria, duke vënë në dukje se magazina ishte ‘në zemër të popullatës civile’. "Kjo është një provë e mëtejshme e përdorimit cinik të Hamasit të njerëzve të Rripit të Gazës si mburoja njerëzore", pretendoi ushtria e Izraelit.

Izraeli ka pretenduar më herët se Hamasi përdor si mburoja njerëzore civilë palestinezë. Po ashtu, ushtria izraelite ka thënë se Hamasi përdor spitalet për baza ushtarake./ZËRI/

Poll

MOS HUMB