Bota

Izraeli sulmon intensivisht Gazën para armëpushimit

Nesër, 23 nëntor, në orën 10:00 do të nisë armëpushimi 4-ditor mes Izraelit dhe Hamasit. Pak përpara armëpushimit, ushtria izraelite ka goditur objektiva të caktuara në Gaza.

D.XH
Izraeli sulmon intensivisht Gazën para armëpushimit
Gaza 1

GAZA - Izraeli ka vazhduar bombardimet e tij ‘të pamëshirshme’ në Rripin e Gazës, pas armëpushimit të arritur me Hasamin. Konflikti në enklavë do pezullohet për 4 ditë, duke nisur nga nesër në orën 10:00. Në Khan Younis, një qytet në Gazën jugore, ku qindra e mijëra banorë të veriut kanë ikur për t'i shpëtuar bombardimeve izraelite, fqinjët thanë të martën se një sulm në një apartament kishte vrarë shtatë njerëz, kryesisht fëmijë.

Izraeli sulmon intensivisht Gazën para armëpushimit
Gaza 2

Në Jabalia, në Rripin verior të Gazës dhe në Rafah në jug, u panë këtë mëngjes skena tragjikisht të njohura, të të rriturve dhe fëmijëve të plagosur nga bombardimet. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitale. Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit tha se kishte një ndërprerje të komunikimit në qytetin e Gazës, pasi një sulm izraelit goditi kullat e telekomunikacionit, raporton Al Jazeera.

Izraeli sulmon intensivisht Gazën para armëpushimit
Gaza 3

Izraeli ka bombarduar Gazën që nga 7 tetori, pasi luftëtarët e Hamasit kryen sulme atë ditë në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 robër, sipas zyrtarëve izraelitë. Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Gaza, duke përfshirë 5,600 fëmijë, sipas zyrtarëve palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB