Bota

Një mjet shpërthen në urën që lidh SHBA-në me Kanadanë, 2 viktima! Dyshohet për sulm terrorist

Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falenderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

E.K
Një mjet shpërthen në urën që lidh SHBA-në me
Pamje nga vendi i ngjarjes

KANADA- Një automjet ka shpërthyer në një urë që lidh SHBA-në dhe Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës. Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falenderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit. Dyshimet paraprake nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist. Dy persona kanë humbur jetën.

"Meqenëse kjo situatë sapo ka ndodhur, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment," tha FBI në një deklaratë, raporton BBC.

Sipas qytetit të Niagara Falls, incidenti përfshinte një automjet që po “hynte” në SHBA. Të gjitha vendkalimet aktualisht janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, thonë zyrtarët. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul gjithashtu konfirmoi se kishte pasur një incident dhe tha se ajo ishte informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.

"Agjencitë shtetërore janë në vend dhe të gatshme për të ndihmuar," postoi ajo në X, dikur Twitter.

"Unë po udhëtoj për në Buffalo për t'u takuar me organet e zbatimit të ligjit dhe reaguesit e urgjencës dhe do të përditësoj banorët e Nju Jorkut kur të ketë më shumë informacione," shtoi ajo.

Përveç urës së Ylberit, incidenti ka çuar në mbylljen e tre pikave të tjera kufitare ndërkombëtare në rajon. Ura e Paqes, Ura Lewiston-Queenston, Ura Whirlpool dhe Ura Rainbow janë gjithashtu të mbyllura në të dy drejtimet, thonë zyrtarët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB