Bota

Shefi i bursës më të madhe të kriptomonedhave shpallet fajtor për pastrim parash

Shefi i Binance, Changpeng Zhao u shpall fajtor për pastrim parash. Kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave, Binance u dënua me një gjobë 4.3 miliardë dollarë. Kompania ka akoma asete dhe pritet të shihet nëse do ta marrë veten.

D.XH
Shefi i bursës më të madhe të kriptomonedhave shpallet
Shefi i Binance

SHBA - Kthimet nga kompania e kriptomonedhave Binance kanë arritur në më shumë se 1 miliard dollarë në 24 orët e fundit, pa përfshirë bitcoin, sipas të dhënave nga firma Nansen, pasi themeluesi dhe CEO i kompanisë, Changpeng Zhao dha dorëheqjen dhe u deklarua fajtor, pasi bashkëpunoi me Departamentin e Drejtësisë.

Binance pranoi t'i paguante 4.3 miliardë dollarë gjoba qeverisë së SHBA. Marrëveshjet e pranimit i japin fund një hetimi shumëvjeçar për shkëmbimin e kriptomonedhave. Kthimet e investimeve janë të konsiderueshme. Binance mban në gjendje akoma rreth 2.8 miliardë dollarë. Dhe në mars, pasi Binance hoqi gradualisht tregtimin me tarifë zero të aseteve të kriptove, duke përfshirë bitcoin, shkëmbimi filloi të kishte rënie. Binance mbetet tregu i shkëmbimit më të madh të kriptomonedhave në nivel global, duke përpunuar miliarda dollarë çdo vit.

Mbeten ende më shumë se 65 miliardë dollarë aktive në platformë, sipas Nansen, që do të thotë se Binance ka të ngjarë ta marrë veten sërish, ndoshta me një drejtues tjetër. Kriptomonedha që duket se ka pësuar më shumë goditje, duke humbur më shumë se 9% të aksioneve të saj, është BNB nga Binance. Bitcoin, ndërkohë, ra 4% përpara se të rikuperohej dhe të mbetej me një humbje prej 1.3%. Dënimi i bosit të kompanisë së kriptomonedhave, Zhao, është një shembull i mirë, që ky treg të mund të njohë me tepër rregulla. Ekspertët kanë thënë se tregu i kriptomonedhave është ende i çrregullt.

A mund të mbijetojë Binance në këtë fazë?

Kjo është pyetja me të cilën përballet kompania gjigande e kriptomonedhës, pasi CEO dhe themeluesi i saj Changpeng Zhao ra dakord për një marrëveshje pranimi të fajësisë dhe u largua nga kompania. Zhao aktualisht përballet me burgim në SHBA për krimet e tij të dyshuara të lidhura me rolin e tij në shkëmbimet e kriptove.

E iniciuar nga sipërmarrësi me origjinë kineze në 2017-ën, Binance u shndërrua nga një emër relativisht i panjohur në të qenit një forcë kryesore në kripto, në pak javë. Ekspertët thanë se Binance ka të ngjarë t'ia dalë mbanë, pavarësisht një situate të trazuar, duke përmendur vendimin e kompanisë për të respektuar procesin gjyqësor. Gjoba ndaj kompanisë është e madhe, por sërish Binance mund të ripërtërihet./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB