Bota

Izraeli kërkon ‘kokën’ e tij/ Kush është lideri politik i Hamasit, si i shpëtoi burgut përjetë

Në burg ai u diagnostikua me një tumor në tru, nga i cili u shërua pas operacionit në një spital izraelit.

E.K
Izraeli kërkon ‘kokën’ e tij/ Kush është lideri
Lideri i Hamasit Yahya Sinwar

GAZA- Yahya Sinwar lideri i Hamasit që riktheu Palestinën dhe Izraelin në luftë pas sulmit të befasishëm të nisur më 7 tetor, "është një njeri i vdekur". Këto janë fjalët e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, i cili kërcënon "udhëheqjen ushtarake dhe politike" të grupit fondamentalist në Rripin e Gazës, duke nënvizuar se "të gjitha burimet e tij janë të sulmueshme dhe të dënueshme". 

Sinwar është komandanti, i zgjedhur gjashtë vjet më parë si udhëheqës suprem, i cili urdhëroi operacionin. Një strateg i shkëlqyer, ai mësoi hebraisht gjatë viteve të kaluara në burg (për 4 dënime të përjetshme): ai kaloi mbi 20 vjet në qelitë izraelite deri në lirimin e tij gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011.

Lideri radikal dhe ekstrem i Hamasit

Yahya Sinwar, 61 vjeç, është lideri politik i Hamasit. Ai lindi në një kamp refugjatësh në vitin 1962, ndoqi Universitetin Islamik të Gazës dhe është ekspert i botës hebraike. Ai konsiderohet një lider radikal dhe ekstrem. Ai drejtoi aparatin e grupit përgjegjës për gjurmimin dhe eliminimin e bashkëpunëtorëve palestinezë.

Arrestimet e para dhe kauza palestineze

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1982. "Sinwar iu përkushtua menjëherë çështjes palestineze, ai është një nga arkitektët dhe themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit". Në vitin 1988 erdhi arrestimi dhe burgosja e re në një burg të shtetit hebre pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar si bashkëpunëtorë. 

Në burg ai u diagnostikua me një tumor në tru, nga i cili u shërua pas operacionit në një spital izraelit. Sinwar është mendja që i lejoi Hamasit të kishte një kanal të privilegjuar me Katarin, nga i cili mori miliona euro për të ndihmuar popullin palestinez në Gaza, pas pëlqimit të marrë nga Benjamin Netanyahu, të cilit i shkroi një letër qetësimi në hebraisht./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB