Bota

Mediat izraelite: Netanyahu injoroi paralajmërimet për sulme nga Egjipti

Kryeministri izraelit nuk i kishte marrë seriozisht paralajmërimet, duke besuar se shërbimi inteligjent izraelit arrin të parandalojë çdo lloj sulmi

D.XH
Mediat izraelite: Netanyahu injoroi paralajmërimet për sulme nga
Netanyahu në shërbimet inteligjente izraelite

GAZA – Mediat izraelite shkruajnë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka injoruar disa paralajmërime të Egjipit, për sulme të mëdha ushtarake.

Inteligjenca e Karjos kishte lajmëruar Netanyahun se mund të ketë sulme të rrezikshme, por kreu i qeverisë izraelite nuk i kishte marrë seriozisht këto lajmërime.

Një zyrtar egjiptian anonim tha se Egjipti, i cili shpesh shërben si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit, kishte folur vazhdimisht me izraelitët se një sulm i madh do të ndodhte, por pa dhënë detaje.

Zyrtari egjiptian tha se izraelitët ishin të përqendruar në Bregun Perëndimor dhe menduan se nuk mund të ketë rrezik nga Gaza. Në një nga paralajmërimet e përmendura, Ministri i Inteligjencës i Egjiptit, gjenerali Abbas Kamel, i telefonoi personalisht Netanyahut vetëm 10 ditë para sulmit masiv dhe i tha se militantët e Hamas, kishte të ngjarë të bënin diçka të pazakontë, në një operacion të tmerrshëm.

Zyrtarët egjiptianë, të cilët për arsye sigurie qëndruan të paidentifikuar, i thane mediave izraelite, se ishin të tronditur nga indiferenca e Netanyahut ndaj lajmit. Egjiptianët thanë se kryeministri izraelit lajmëroi ministrin, duke i thënë se ushtria kishte shumë punë në Bregun Perëndimor e nuk mund të merret me Gazën.

Zyra e Kryeministrit izraelit deklaroi se të tilla raporte janë mashtrime. “Asnjë mesazh i mëhershëm nuk erdhi nga Egjipti dhe kryeministri Netanyahu nuk foli dhe nuk u takua me shefin e inteligjencës që nga krijimi i qeverisë, as në mënyrë direkte dhe as jodirekte. Ky është një lajm krejtësisht i rremë”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë izraelite.

Media izraelite raporton se Izraeli mund të mos ketë besuar në raporte inteligjente të shteteve të huaja, sepse në shumicën e rasteve, inteligjenca izraelite ka qenë mjaft efikase, duke goditur grupe antiizraelite, jo vetëm në Rripin e Gazës, por edhe në shtete të largëta.

Yaakov Amidror, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu, deklaroi se këtë herë, inteligjenca izraelite dështoi.

Izraeli dhe Palestina u përfshinë në një konflikt të madh. Hamasi vrau mbi 800 izraelitë, ndërsa Izraeli u përgjigj me raketa, duke vrarë mbi 550 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB