Bota

Izraeli breshëri sulmesh gjatë natës në Gaza, rëndohet bilanci i viktimave

Izraeli nis sulme të reja në Gaza, ndërsa Hamasi kërcënon pengjet

E.K
Izraeli breshëri sulmesh gjatë natës në Gaza, rëndohet
Shperthim ne Gaza

RRIPI I GAZËS- Në ditën e katërt të luftës në Rripin e Gazës, Izraeli vazhdon që të godasë Gazën me sulme ajrore vdekjeprurëse, duke zhvendosur më shumë se 100,000 njerëz nga vendet e tyre, ndërkohë që situata në spitale është tejet e mbingarkuar.

Ambasadori i Izraelit në OKB i tha CNN se prioriteti i vendit është "të zhdukë aftësitë terroriste të Hamasit" pasi grupi militant kërcënoi të vriste pengjet civile dhe të transmetonte ekzekutimet nëse sulmet ajrore synojnë Gazën pa paralajmërim.

Numri i pengjeve të mbajtura në Gaza vlerësohet në mes 100 dhe 150, tha ambasadori Gilad Erdan. Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Të paktën 900 njerëz kanë vdekur në Izrael dhe më shumë se 680 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të shtunën kur Hamasi nisi një sulm shkatërrues të papritur ndaj Izraeli.

Dhjetra avionë luftarakë izraelitë goditën më shumë se 200 objektiva në Gaza gjatë natës, thanq Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë të martën. Objektivat ishin në lagjet Rimal dhe Khan Yunis, ku IDF pretendoi se ishin nisur një seri sulmesh kundër Izraelit. 

IDF tha se goditi një infrastrukturë terroriste të Xhihadit Islamik në Khan Yunis, një vend ruajtjeje armësh të militantëve të Hamasit të vendosur brenda një xhamie dhe "infrastrukturën e terrorit operativ të përdorur nga operativët terroristë të Hamasit", midis objektivave të tjera. 

Avionët luftarakë goditën gjithashtu një numër "rezidencash operacionale" që i përkisnin operativëve të Hamasit, si dhe një qendër komanduese operacionale të Hamasit të vendosur brenda një xhamie, tha IDF./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB