Bota

Izraeli arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa

Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.

f.t
Izraeli arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite ka arrestuar drejtorin e spitalit al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Rripin e Gazës. Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës. Gjithashtu raportohet se janë arrestuar dhe disa mjekë të tjerë të lartë.

Spitali Al-Shifa ka qenë fokusi kryesor i ofensivës tokësore të Izraelit në Gazën veriore. Ushtria izraelite, e cila bastisi spitalin javën e kaluar, ka pretenduar se luftëtarët e Hamasit përdorën një tunel nën objektin në qytetin e Gazës për të organizuar sulme. Hamasi dhe zyrtarët e spitalit i kanë mohuar vazhdimisht pretendimet. 

Është e paqartë nëse stafi mjekësor në spital ka ndihmuar drejtpërdrejt terroristët e Hamasit në operacionet e tyre në kompleks.

Poll

MOS HUMB