Bota

Ushtria izraelite futet në spitalin Al-Shifa

Autoritetet izraelite pretendojnë se militantët kanë kanë përdorur objektin për kryerjen e operacioneve të tyre të fshehta ushtarake.

k.m.
Ushtria izraelite futet në spitalin Al-Shifa
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës Al-Shifa. Në një deklaratë, ushtria izraelite thotë se po kryen një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa. Mbi 100 ushtarë dhe gjashtë tanke u ndodhën në bastisjen e spitalit Al Shifa. Autoritetet izraelite pretendojnë se militantët kanë kanë përdorur objektin për kryerjen e operacioneve të tyre të fshehta ushtarake. Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Peter Lerner kompleksi spitalor mund të jetë "zemra rrahëse" e Hamasit. 

"Qëllimi ynë është të kërkojmë Hamasin kudo që fshihen dhe kompleksi i spitalit është një qendër qendrore e operacioneve të tyre, ndoshta edhe zemra që rreh dhe ndoshta edhe një qendër graviteti,” tha ai për CNN në një intervistë pak pasi filloi operacioni ushtarak brenda Al-Shifa.

Nga ana tjetër Hamasi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të shpëtojnë pacientët e spitalit. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, Ashraf al Qudra tha se ka 1500 staf mjekësor dhe rreth 7000 persona të zhvendosur brenda spitalit Al-Shifa. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda Kompleksit Shifa.

Shtëpia e Bardhë në mbështetje të Izraelit deklaroi se "Hamasi dhe Xhihadi Islamik përdorin spitalet, përfshirë al-Shifa  dhe tunelet poshtë, për të maskuar operacionet ushtarake dhe për të mbajtur pengje". Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar "informacione të ndryshme të inteligjencës". Gjithsesi SHBA thotë se nuk dëshiron të shohë një përplasje zjarri në spital dhe kërkoi të mbrohen pacientët.

Izraeli filloi sulmet në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 11,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga ajo kohë, nga të cilët më shumë se 4,500 ishin fëmijë.

Poll

MOS HUMB