Bota

Islamistët duan të vrasin Princin Harry?

Referuar raporteve të Zyrës Federale për hetimet e krimeve, një javë më parë, portali mediatik i al-Kaedës “AS-Sahab Media Foundation” i bëri thirrje popullatës muslimane në mbarë botën që të kryejë një sulm ndaj Harry.

Zeri
Islamistët duan të vrasin Princin Harry?
Princ Harry

GJERMANI- Mediat gjermane kanë dhënë alarmin ditët e fundit, pas paralajmërimeve se grupe të caktuara islamike duan të vrasin princin Harry. Referuar raporteve të Zyrës Federale për hetimet e krimeve, një javë më parë, portali mediatik i al-Kaedës “AS-Sahab Media Foundation” i bëri thirrje popullatës muslimane në mbarë botën që të kryejë një sulm ndaj Harry.

Qëllimi është të “përdoren sulme dhe revolucione të përgjakshme për të mbështetur palestinezët”. Organizata terroriste Hamas duhet të mbështetet me një goditje.

Por pse Princi Harry?

Princi tërhoqi zemërimin e islamistëve radikalë shumë kohë më parë. Harry shërbeu dy herë si bashkë-pilot helikopteri në Afganistan (midis 2007 dhe 2013) - dhe zbuloi në autobiografinë e tij "Reserve" (botuar në fillim të këtij viti) se si vrau 25 talebanë atje. Në përgjigje, talebanët akuzuan Harry-n për krime lufte, sipas tyre, ai nuk kishte vrarë 25 terroristë talebanë, por civilë.

“Ata që vratë nuk ishin pengje, ishin njerez, kishin familje që prisnin kthimin e tyre. Ne kontrolluam dhe zbuluam se nuk kishte viktima në Helmand në ditët kur Princi Harry përmendi vrasjen e 25 muxhahidëve”, thuhet në deklaratë.

Sido që të jetë, Harry ka krijuar armiq, të cilët tani po e kërcënojnë hapur./ZËRI

Poll

MOS HUMB