Bota

Ish-agjenti i FBI Charles McGonigal dënohet mbi 4 vite burg

Ish-zyrtari i lartë i FBI akuzohet se ka marrë para për të ndihmuar një rus, që atij t'i hiqen sanksionet amerikane.

D.XH
Ish-agjenti i FBI Charles McGonigal dënohet mbi 4 vite burg
MCGonigal

SHBA - Ish-agjenti i lartë i FBI-së është dënuar me më shumë se katër vjet burg për ndihmën e një oligarku rus, që kërkonte të hiqej nga një listë sanksionesh amerikane. Charles McGonigal, 55 vjeç, u deklarua fajtor në gusht për një akuzë për pastrim parash.

McGonigal është një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për një krim. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë (176,000 £) në pagesa nga një agjent shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në. Prokurorët kishin kërkuar pesë vjet burg për çështjen e Nju Jorkut.

McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me skuadrën e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, përpara se të tërhiqej në vitin 2018. Në atë rol, ai kishte për detyrë të hetonte oligarkët rusë. Prokurorët thonë se ai dhe ish-diplomati rus Sergej Shestakov kanë shkelur sanksionet e SHBA-së, duke rënë dakord t'i ofrojnë shërbime miliarderit dhe industrialistit rus, Oleg Deripaska.

SHBA e sanksionoi Deripaskanë në vitin 2018, pasi e akuzoi atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për aktivitet malinj në mbarë globin. Prokurorët pretenduan se dy burrat ranë dakord të ndihmonin Deripaskanë për të hequr sanksionet e tij. Ata premtuan gjithashtu se do të hetonin një oligark rival, Vladimir Potanin. Burrat dhe një bashkëpunëtor i z. Deripaska dyshohet se përdorën kompani guaskë për të dërguar dhe marrë pagesa nga Deripaska.

Në gusht, McGonigal pranoi para një gjyqtari se ai kishte hetuar Potanin, në përpjekjen për ta shtuar atë në listën e sanksioneve. Ai i tha gjykatës se ishte thellësisht i penduar për veprimet e tij. “Unë marr përgjegjësinë e plotë dhe kurrë nuk kam synuar të lëndoj SHBA-në, FBI-në apo familjen time”, tha ai, sipas mediave lokale të Nju Jorkut. Pasi u arrestua në janar, ish-agjenti i FBI-së fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm, përpara se të pranojë akuzat.

Në dosjet gjyqësore, prokurorët thanë se McGonigal ka punuar fshehurazi FBI-së.  “Askush nuk e dinte më mirë peshën e krimeve të McGonigal sesa vetë McGonigal”, thanë prokuorët. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të McGonigal kanë pohuar se rënia e reputacionit të tij dhe humbja e vendit të punës janë dënim i mjaftueshëm. McGonigal është gjithashtu fajtor për akuza të veçanta. Ai po ashtu akuzohet se ka marrë mijëra dollarë para në dorë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare në vitin 2017. McGonigal ka pretenduar se paratë ishin për një kredi për një biznes. Prokurorët federalë thonë se atij iu kërkua të raportonte pagesën./BBC - ZËRI/

Poll

MOS HUMB