Bota

Akuzohej se kishte vrarë 4 fëmijët e saj, nëna shpallet e pafajshme pas 20 vitesh burg

Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor vendosi sot se provat e përdorura fillimisht për të burgosur Kathleen Folbigg nuk ishin "të besueshme".

E.K
Akuzohej se kishte vrarë 4 fëmijët e saj, nëna shpallet e
Kathleen Folbigg

AUSTRALI- Një grua, e cila akuzohej se kishte vrarë katër fëmijët e saj në Australi është shpalliur e pafajshme pasi vuajti 20 vite dëmin. Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor vendosi sot se provat e përdorura fillimisht për të burgosur Kathleen Folbigg nuk ishin "të besueshme".

Ajo akuzohej se kishte vrarë katër fëmijët e saj të mitur, Caleb, Patrick, Sarah dhe Laura, secili prej të cilëve vdiq papritur midis 1989 dhe 1999. Prokurorët në gjyqin e saj pretenduan se ajo i kishte mbytur ata. Rasti u mbështet në prova rrethanore, duke përdorur ditarët e Folbigg, të cilët nuk u ekzaminuan kurrë nga psikologët apo psikiatër, për ta portretizuar atë si një nënë të paqëndrueshme, të prirur për akte ekstreme dhune.

Në vitin 2003 ajo u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e Sarës, Patrikut dhe Laurës, si dhe për vrasjen e Kalebit. Dënimi u reduktua më vonë në 30 vjet në apel, por Folbigg humbi një sërë sfidash ligjore që kërkonin të rrëzonte dënimet e saj.

Në fillim të këtij viti, një hetim në rastin e saj arriti në përfundimin se kishte dyshime të arsyeshme për fajin e saj, për shkak të gjetjeve shkencore se fëmijët e saj mund të kishin vdekur nga shkaqe natyrale për shkak të mutacioneve gjenetike tepër të rralla.

Avokatja e Folbigg, Rhanee Rego, tha se ekipi i saj ligjor po përgatiste një kërkesë për dëmshpërblime "të konsiderueshme" për burgosjen e saj të padrejtë. 

“Nuk jam e përgatitur të them më shumë, por sigurisht që do të jetë më shumë se çdo kompensim që është dhënë ndonjëherë më parë”, tha ajo.

"Megjithëse kishte prova të reja shkencore (në 2019), parimet themelore shkencore nuk u ndoqën në kohën e gjykimit," tha Anna Maria -Arabia, shefe ekzekutive e Akademisë Australiane të Shkencave. Mos bëni gabim sepse ky lloj keqpërdorimi do të vazhdojë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB