Bota

Ish-komandanti i UÇK-së në Hagë? Sadik Halitjaha: S’jam arrestuar

Nuk dihet ende nëse Sadik Halitjaha do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Redaksia Zëri
Ish-komandanti i UÇK-së në Hagë? Sadik Halitjaha:
Sadik Halitjaha

HAGË- Sot, mediat në Kosovë, raportuan seedhe ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha është marrë nga Gjykata Speciale. Bëhet me dije se ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut ka udhëtuar drejt Hagës i shoqëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Teksa zërat janë përhapur për një arrestim të ish-komandantit të UÇK-së, vetë Halitjaha ka deklaruar se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në 5 nëntor janë bërë 3 vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB