Bota

Sulmi në Banjskë/ Senatorja amerikane: Radoiçiç të arrestohet!

Sekretarja amerikane tha se sa i përket Radoiçiç, palët duhet të bashkëpunojnë.

f.t
Sulmi në Banjskë/ Senatorja amerikane: Radoiçiç të
Jeanne Shaheen

GJERMANI- Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Millan Radoiçiç duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se është takuar veç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se sa i përket Radoiçiç, palët duhet të bashkëpunojnë.

“Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe tre sulmuesve serbë], tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo gjatë panelit që kishte në fokus situatën në Ballkan.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB