
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin uroi njësitë ushtarake ruse dhe komandantin e tyre të shtunën për pushtimin e qytetit ukrainas Avdiivka. Kremlini konfirmoi se Putinit iu prezantua një raport mbi kapjen e qytetit nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Gjithçka që ndodh në Ukrainë është për Rusinë "çështje jetë a vdekje" dhe ka të bëjë me fatin e vendit, ndërsa për Perëndimin është vetëm çështje pozicioni taktik. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke komentuar një pjesë nga intervista e tij e fundit me gazetarin amerikan Tucker Carlson, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Avdiivka. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Kremlinit se forcat ruse po punojnë tani për të eliminuar xhepat e fundit të rezistencës në fabrikën kimike Avdiivka./ZËRI