
SPANJË- Një zjarr ka përfshirë këtë të dielë një shtëpi të moshuarish në Madrid të Spanjës. Raportohet se dy të moshuara kanë humbur jetën ndërsa 18 të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve, të cilat janë në vendin e ngjarjes, zjarri ra rreth orës 07:00 të mëngjesit në katin e parë të shtëpisë, e më pas u përhap.
Nga 18 personat që kanë mbetur të lënduar, një prej tyre është në gjendje më të rëndë për jetën dhe është në shërbim intensiv për shkak të djegieve që ka pësuar në trup. Ndërsa pjesa tjetër fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e saj. Kryebashkiaku i Madridit Jose Luis Martinez-Almeida, në një postim në “X” u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave./ZËRI