
UASHINGTON- Ka filluar beteja e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump. Zëvëndëspresidentja e SHBA-së, e quajti kundërshtarin e saj republikan si “të çuditshëm”. Ndërsa, Trump nuk u kursye aspak ndaj kundërshtarës së tij, duke e quajtur atë “të lig, të sëmurë dhe të paaftë”.
Ky është fillimi i një beteje të gjatë presidenciale midis dy kandidatëve kryesorë në SHBA. Pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale, demokratët treguan mbështetjen e tyre për Harris, e cila sipas sondazheve ka fshirë epërsinë që Trump kishte ndaj Biden, duke u kthyer në një kërcënim për demokratët.
Kamala e quajti Trump dhe kandidati i tij, senatorin JD Vance, “të çuditshëm", paraqitjes së tij në Fox Neës të enjten. Menjëherë Trump kaloi në kundërsulm ku i bëri thirrje të krishterëve në Amerikë të votojnë për të.
Ai i tha turmës në Florida se vota e tyre duhet vetëm njëherë dhe pastaj nuk nevojitët më nëse ai zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
"Të krishterë, dilni dhe votoni! Vetëm këtë herë. Nuk do të duhet ta bëni më. Katër vjetët e tjera, e dini çfarë? Do të rregullohet. Do të jetë mirë. Nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur”, tha Trump. Deklarata la vend për interpretime shtesë, pasi ekziston mundësia që ai të ketë dashur të thotë se në mandatin e tij të dytë do të përmirësojë aq shumë situatën në Amerikë, saqë në zgjedhjet e katër viteve nuk do të ketë rëndësi kush fiton.
Gjithashtu Trump u ndal edhe tek lufta në Gaza, ku tha se nëse ai do të ishte president askush nuk do të sulmonte Izraelin.
"Po të isha presidenti i Shteteve të Bashkuara, një sulm si ky nuk do të kishte ndodhur kurrë. Do të përsëris atë që thashë më parë, as sulmi i 7 tetorit, kur filloi gjithçka, nuk do të kishte ndodhur kurrë", tha ish-presidenti amerikan Donald Trump. Të premten, Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi se Hezbollahu do ta paguajë shtrenjtë sulmin me raketa në Gojan. /ZËRI/