
TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Igli Hsani ka dënuar këtë të dielë sulmin e një nate më parë të Iranit ndaj Izraelit, që përfundoi me një vajzë të mitur të plagosur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.
Igli Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.
Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë./ZËRI