
ANKARA- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist, të ndodhur përpara zyrave të Ministrisë së Brendshme turke në Ankara.
Erdogan tha se Turqia nuk do të dorëzohet përpara akteve terroriste. Ai mbajti një fjalim përpara parlamentit turk, ku foli edhe për sulmin e sotëm.
“Terroristët kurrë do të realizojnë synimet e tyre të errëta në Turqi. Akti terrorist në Ankara, ku dy kriminelë janë neutralizuar, falë ndërhyrjes së policisë, janë ‘lëvizjet’ e fundit të terrorizmit”, tha Erdogan.
Kreu i shtetit turk deklaroi se terroristët po përpiqen të minojnë paqen, duke prishur qetësinë e përditshme të qytetarëve, por se këtë synim “asnjëherë nuk e kanë arritur e as nuk do ta arrijnë”.
Dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe me jelek eksploziv kanë tentuar të sulmojnë ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në Ankara.
Në këtë sulm, një nga terroristët e dyshuar hodhi veten në erë, ndërsa tjetri arriti që të kapet nga policia turke. Nga ngjarja e rëndë, u plagosën dhe dy efektivë turq./Zëri.ai/