
TURQI- Dalin pamjet nga sulmi terrorist në Ankara. Në pamjet e publikuara shihet makina e autorëve, e cila ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë. Pasi qëndron disa sekonda njëri nga autorët vrapon drejt portës dhe hedh vetën në erë.
Ndërsa tjetri qëllon me një armë antitank të tipit LAV. Qytetarët, të cilët po kalonin në atë moment largohen të tmerruar.
Sulmi terrorist u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele. Raportohet se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në portën hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë të Ministrisë së Brendshme duke lënë dy policë të plagosur. Afër ndodhet dhe parlamenti turk, i cili pritej të niste punimet këtë të dielë, pas pushimeve verore./Zëri