
TURQI- Një sulm terrorist në ‘’zemër’’ të kryeqytetit turk, Ankara është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele. Dy persona kanë sulmuar me bombë dhe antitank, Ministrinë e Brendshme të Turqisë. Si pasojë e sulmit dy efektivë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë një nga sulmuesit është "vetësakrifikuar" pasi i veshur me bombë është afruar afër portës së Ministrisë dhe ka shpërthyer lëndën plasëse. Ndërkohë tjetri është neutralizuar nga efektivët e sigurisë.
Afër vendit ku ndodhi shpërthimi ndodhet dhe parlamenti turk, i cili pritej të niste punimet këtë të dielë pas pushimeve verore. Ngjarja ka lënë të shokuar opinionin publik, teksa ka shtuar pasigurinë për një tjetër sulm terrorist.
BREAKING — An explosion and gun fire heard in Turkey’s capital Ankara around 9am in the morning, near the parliament and the ministries
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 1, 2023
Turkish Parliament opens today after summer recess
pic.tëitter.com/5eoKKfL887
Lajmin për mediat e bëri me dije ministri turk i Brendshëm Akil Yerlikaya.
"Një nga terroristët hodhi në erë veten dhe terroristi tjetër u neutralizua," tha Yerlikaya. Ai shtoi se dy policë u plagosën lehtë nga zjarri i shkaktuar nga shpërthimi.
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga monenti i sulmit.
Nël idhje me ngjarjen ka pasur reagime nga Tirana zyrtare. Kryeministri Edi Rama shprehet se ky është një akt i neveritshëm dhe frikacakë, që Shqipëria e dënon ashpër. Po ashtu përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky sulm duhet të ndihmojë Europën që të mbështesë më shumë Turqinë në luftën kundër terrorizmit.
Edi Rama: Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.
Një reagim ka ardhur dhe nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit shpreh solidaritetin me popullin turk.
Bajram Begaj: Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.
Sulmi terrorist u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele. Raportohet se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në portën hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë të Ministrisë së Brendshme duke lënë dy policë të plagosur. Afër ndodhet dhe parlamenti turk, i cili pritej të niste punimet këtë të dielë, pas pushimeve verore./Zëri