Bota

Sulmi i ri i Erdoganit ndaj Izraelit: Askush nuk mund të futet në Gaza

Me rastin e 100-vjetorit të Republikës Turke, më herët u mbajt një shfaqje fuqie me një paradë të madhe edhe detare në Bosfor, ku morën pjesë 100 luftanije të Marinës Turke. 

k.m.
Sulmi i ri i Erdoganit ndaj Izraelit: Askush nuk mund të futet në Gaza
Foto ilustruese

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan në fjalimin e tij në Stamboll për të festuar 100-vjetorin e shpalljes së Republikës, ka përçuar një mesazh për Palestinën. Me rastin e 100-vjetorit të Republikës Turke, më herët u mbajt një shfaqje fuqie me një paradë të madhe edhe detare në Bosfor, ku morën pjesë 100 luftanije të Marinës Turke. 

“Aty ku ka një të shtypur, viktimë të persekutimit dhe në nevojë, Turqia është ajo që nxiton për ta ndihmuar, e merr për dore, e ngre lart dhe e ndihmon me problemet. Këtë qëndrim e kemi treguar në të kaluarën në Kore, në Qipro, në Irak, në Siri, në Libi, në Jemen, në Irak, në Jemen dhe në fund në Karabak. "Sot, ne po tregojmë të njëjtin qëndrim të vendosur për Palestinën dhe Gazën për të cilën Ataturku tha se "askush nuk mund të vërë dorë mbi të", ndaj edhe do përpiqemi të ndihmojmë popullin e Gazës,"-tha Erdogan. 

Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit që vranë 1400 njerëz dhe panë 230 të rrëmbyer si pengje, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB