
BOSNJË DHE HERZEGOVINË- Një grup fëmijësh kanë befasuar presidentin e etnitetit serb në Bosnjë, Milorad Dodik. Teksa i pa në rrugë dhe iu afrua, Dodik u përball me disa thirrje kundër tij. Njëzëri ata nisën ta quanin politikanin "hajdut". Kjo habiti jo pak Dodik, por edhe bashkëshoqëruesen e tij, Zheljka Cvijanoviç, që është anëtare e presidencës shtetërore. Kjo e fundit, në përpjekje për të dalë nga situata, iu bëri disa pyetje vogëlushëve.
Ndërsa, ngjarja ishte planifikuar si reklamë, në fakt përfundoi në antireklamë. Pamjet janë hequr shumë shpejt nga faqja zyrtare e Dodik.
Presidenti i etnitetit serb në Bosnjë, Milorad Dodik e familjarë të tij janë nën sanksione nga SHBA-të, teksa akuzohen për korrupsion./Zëri.ai/