Bota

Izraeli avancon në operacionin ushtarak në Gaza

Izraeli sinjalizoi synimin e tij për të rrethuar qytetin më të madh të Rripit të Gazës duke nxjerrë fotografi të tankeve në bregun perëndimor të enklavës palestineze, 48 orë pasi filloi operacioni tokësor.

k.m.
Izraeli avancon në operacionin ushtarak në Gaza
Pamje nga lufta

IZRAEL- Lufta do të zgjasë! Kwshtu u shpreh gjenerali Rafi Milo, i cili shtoi edhe një herë se ushtria izraelite teksa vazhdon avancimin e saj në Gaza ku ka depërtuar më shumë se 3 km.

"Lufta mund të zgjasë javë ose muaj, ekonomia duhet të durojë,"-tha komandanti i njësisë së IDF, gjenerali Rafi Milo.

Nga ana e tij, gjenerallejtënant Daniel Hagari në një bisedë me luftëtarët deklaroi se forcat izraelite janë të fokusuara në fitoren dhe shpërbërjen e Hamasit. Shefi i Shtabit të IDF-së Erzi Halevi u tha ushtarëve në jug të Izraelit se: Lufta do të jetë një proces i gjatë dhe tani jemi në fazën ku po godasim fort armikun, brenda dhe në hyrje të Rripit të Gazës.

Izraeli sinjalizoi synimin e tij për të rrethuar qytetin më të madh të Rripit të Gazës duke nxjerrë fotografi të tankeve në bregun perëndimor të enklavës palestineze, 48 orë pasi filloi operacioni tokësor. “Faza e dytë” e luftës kundër Hamasit, siç e quan Izraeli, fillimisht u mbajt larg syrit të publikut. Forcat izraelite po lëviznin gjatë natës dhe komunikimi në Gaza u ndërpre. Lidhja telefonike dhe interneti po rikthehen gradualisht sot.

Përveç fotove të tankeve të ushtrisë, foto të tjera të qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë ushtarët izraelitë duke ngritur flamurin izraelit në tokën e Gazës. Por Reuters theksoi se nuk ishte në gjendje të verifikonte këto foto./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB