
MEKSIKË- 20 trupa, shumë prej të cilëve me kokë të prerë, u gjetën përgjatë një autostrade në Sinaloa, një shtet në Meksikë. Atje dy fraksione të kartelit "Sinaloa" janë përfshirë në një konflikt të armatosur që ka vrarë 1,200 njerëz që nga shtatori. Katër trupa me kokë të prerë u gjetën në rrugë; ndërsa 16 të tjerë, përfshirë edhe me një me kokë të prerë, u gjetën brenda një kamioni.
Kokat e 5 kufomave u gjetën nrenda një qeseje në vendngjarje. Mediat lokale raportuan se katër trupa pa kokë ishin varur në një urë, por autoritette nuk e kanë konfirmuar këtë detaj.
20 muertos de La Chapiza de un jalón!, Masacre en Culiacán, Sinaloa, La Mayiza dejó cuatro cuerpos colgados y decapitados y 16 en una camioneta con mensajes para Los Chapitos (Información en el enlace) https://t.co/jgTB11k3g8 pic.twitter.com/DmJFEEoMwB
— Blog del Narco México (@blogdelnarcomx) June 30, 2025
Trupat u gjetën në një rrugë pranë 'Culiacan', kryeqytetit të Sinaloa-s dhe epiqendrës së larjes së hesapeve të armatosura midis dy grupeve rivale të kartelit të fuqishëm Sinaloa, të cilën presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka përshkruar si një organizatë "terroriste".
Larja e hesapeve përfshin fëmijët e themeluesit të kartelit Joaquín "Chapo" Guzmán, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në SHBA, dhe mbështetësit e "Mayo" Zambada, një tjetër themeluesi të organizatës kriminale. Dhuna shpërtheu më pak se dy muaj pasi "El Mayo" u ekstradua në SHBA. Ai pretendon se u rrëmbye dhe u dërgua në SHBA me një avion privat nga një prej djemve të El Chapos./ZËRI