Bota

Hezbollahu: Jemi të gatshëm të luftojmë!

Zv shefi i Hamasit, Naim Qassem deklaroi se asnjë deklaratë e SHBA apo të të tjerëve, nuk ndikon vendimin e grupit, që është gati të luftojë në Izrael ose Gaza.

D.XH
Hezbollahu: Jemi të gatshëm të luftojmë!
Zv shefi i Hezbollah Naim Qassem

LIBAN - Zëvendës shefi i Hezbollahut, Naim Qassem tha të premten se Hezbollahu nuk do të ndikohet nga asnjë thirrje e nuk do qëndrojë në periferi të konflikteve, por është gati që të luftojë.

"Thirrjet nga fuqitë e mëdha, vendet arabe, të dërguarit e Kombeve të Bashkuara, duke na thënë drejtpërdrejt dhe indirekt të mos ndërhyjmë në situatën në Izrael e Palestinë, nuk do të kenë asnjë efekt", u tha ai mbështetësve të mbledhur në periferinë jugore të Bejrutit, në një tubim.

"Hezbollahu i njeh detyrat e tij në mënyrë të përkryer. Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm, plotësisht gati", tha Qassem.

Grupi tashmë është përplasur me Izraelin përtej kufirit libanez disa herë gjatë javës së kaluar, në konfrontimet më vdekjeprurëse, që kur ata nisën një luftë njëmujore në 2006.

Sulmet dhe granatimet me raketa ndërkufitare pasuan sulmin e grupit palestinez Hamas kundër qyteteve izraelite dhe bombardimet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB