Bota

Hamasi publikon fotot e 3 pengjeve izraelite, 2 prej tyre kanë vdekur

Yossi Sharabi dhe Itay Svirsky, dy nga tre pengjet në foton e publikuar nga Hamasi kanë vdekur.

f.t
Hamasi publikon fotot e 3 pengjeve izraelite, 2 prej tyre kanë vdekur
pengjet izraelite

IZRAEL- Hamasi ka publikuar fotot e tre pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës 100 ditë pas rrëmbimit të tyre. Ata janë Noa Argamani, 26 vjeç, Yossi Sharabi, 53 dhe Iti Sabirsky, 38. Pas publikimit Hamasi shtoi se fati i të treve do të zbulohet sot.

Ajo që u zbulua ishte tronditëse. Yossi Sharabi dhe Itay Svirsky, dy nga tre pengjet në foton e publikuar nga Hamasi kanë vdekur.

Fati i tyre u njoftua nga Noa Argamani, vajza e rrëmbyer e cila u shfaq në të njëjtën foto të postuar në Telegram nga grupi terrorist në një video të re të publikuar në mbrëmje. Sipas rrëfimit të Argamanit, i cili nuk mund të verifikohej, të dy "u vranë në dy bombardime të veçanta izraelite"./ZËRI

Poll

MOS HUMB