Bota

Hamasi liron dy pengje amerikane

Raportohet se vajza ishte në Izrael me studime dhe nëna me pushime. 

E.K
Hamasi liron dy pengje amerikane
Foto ilustruese

GAZA- Militantët e Hamasit kanë liruar dy pengje amerikane kwtw tw premte, një nënë dhe vajzën e saj. Kjo lwvizje vjen në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit, tha zëdhënësi i saj Abu Ubaida.

Raportohet se vajza ishte në Izrael me studime dhe nëna me pushime. 

“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Presidenti Joe Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.

Hamasi thotë se ka 200 pengje dhe se 50 të tjerë mbahen nga grupe të tjera të armatosura. Sipas tyre më shumë se 20 pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB