Bota

Hamas: Sulmet izraelite iu morën jetën 13 pengjeve

Hamasi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

E.K
Hamas: Sulmet izraelite iu morën jetën 13 pengjeve
Pamje nga Gaza

GAZA- Trembëdhjetë pengje të mbajtura nga Hamasi janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ka pretenduar njësia e konsideruar nga perëndimi si grup terrorist.

Izraeli më parë tha se rreth 150 njerëz mbaheshin peng nga militantët e Hamasit, dhe shumë prej tyre ishin fshehur në tunele të nëndheshme.

Në mesin e pengjeve ka të ngjarë të jenë shtetas amerikanë dhe britanikë. Hamasi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të Hamasit, duke thënë se ka në shënjestër militantët e Hamasit dhe jo civilët.

Në një deklaratë të lëshuar orët e fundit, Izraeli i kërkoi popullsisë civile që të largoheshin nga Gaza, pasi bombardimet nuk do të ndaleshin.

Urdhri vjen pasi Izraeli pritet të nisë një ofensivë tokësore në Gaza me mijëra trupa të grumbulluara në kufi.

OKB-ja ka apeluar fuqishëm që urdhri të anulohet, duke thënë se një evakuim mund të çojë në një "situatë katastrofike" dhe do të kishte "pasoja shkatërruese humanitare"./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB