Bota

SHBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për naftën ruse

Anija në pronësi të Lumber Marine, me seli në Emirate, u gjet se ka shkelur politikën e çmimit tavan, tha Departamenti Amerikan i Thesarit.

E.K
SHBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur këtë të enjte sanksione ndaj dy kompanive, një në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një Turqi pasi shkelën çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse.

Koalicioni vendosi çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me synim që të kufizojë të ardhurat e Moskës nga nafta, para që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të financuar pushtimin e saj të Ukrainës.

Anija në pronësi të Lumber Marine, me seli në Emirate, u gjet se ka shkelur politikën e çmimit tavan, tha Departamenti Amerikan i Thesarit. Sipas tyre anija ka transportuar naftë të papërpunuar me origjinë ruse në vlerë prej mbi 75 dollarë për fuçi. Raporton REL.

SHBA-ja tha se po ashtu ka sanksionuar korporatën Ice Pearl Navigation me seli në Turqi, pasi tha se një anije e saj kishte transportuar naftë të papërpunuar me një çmim prej më shumë se 80 dollarë për fuçi.

Çmimi tavan ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime detare sikurse sigurimi i anijeve, financimi dhe transportimi i eksporteve të naftës ruse me çmim prej më shumë se 60 dollarë për fuçi. Koalicioni ka zbatuar këto sanksione për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që nafta ruse të arrijë në tregje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB